Kosova
FSK-ja shpëton edhe dy jetë nga rrënojat në Turqi
Raportohet se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Turqi edhe dy persona. Sipas njoftimit, në bashkëpunim me ushtrinë turke, 160 orë pas tërmeteve shkatërruese, FKS-ja ka arritur të nxjerrë një 45-vjeçar, dhe pas 162 orëve një vajzë 13-vjeçare, që ishin bllokuar nën një ndërtesë, përcjell albinfo.ch.
“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të motivuar dhe po japin gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm” shpëtimin e dy personave nga pjesëtarët e FSK-së në Hataj.
“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi ai në Facebook.
Pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit, që goditën Turqinë dhe Sirinë, drejt Turqisë u nis një kontingjenti i FSK-së që përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.
Më 8 shkurt, në qytetin Hataj, pjesëtarët e FSK-së arritën të shpëtonin një fëmijë 2-vjeçar dhe nënën e fëmijës.
Nga tërmetet 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – deri më tani në Turqi dhe Siri janë konfirmuar mbi 33.000 viktima.
Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar Turqinë si dhe ndihmë humanitare edhe për Sirinë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që numri i viktimave të dyfishohet, teksa mijëra ndërtesa janë shembur nga tërmetet e fuqishme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













