Futboll
FSHF mohon lajmin për përjashtimin e tifozëve nga Kosova nga ndeshja Shqipëri – Serbi
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka mohuar kategorikisht pretendimet e disa mediave serbe se tifozët nga Kosova janë përjashtuar nga mundësia për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi, që zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, shkruan KOHA, transmeton albinfo.ch.
Të martën, disa mediume serbe raportuan se FSHF ka marrë vendim që të mos ndajë bileta për tifozët me pasaportë të Kosovës. Si burim për këtë pretendim, disa prej tyre kanë cituar një medium në gjuhën shqipe me seli në Zvicër, ndërsa të tjerë thanë se është bërë e ditur nga televizioni publik i Kosovës ndonëse një njoftim i tillë nuk figuron në faqen zyrtare të këtij televizioni.
Por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka cilësuar si “gënjeshtër të madhe” këtë pretendim. Në një deklaratë për gazetën Koha, Duka theksoi se Federata nuk ka marrë asnjë vendim të tillë.
“Kjo është një gënjeshtër e madhe. Është një maskarallëk”, ka thënë Duka. “Ne i kemi shkruar sot atij mediumi. Të shohim nëse do të përgjigjet.”
FSHF ka njoftuar të hënën se për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm për ndeshjen e kualifikimeve për Botërorin 2026, përballja Shqipëri – Serbi do të ketë një sistem të përzgjedhjes së tifozëve përmes “shortit kompjuterik”. Fillimisht, të gjithë të interesuarit do të mund të aplikojnë për bileta dhe më pas, në mënyrë të rastësishme, do të zgjidhen ata që do të kenë të drejtë t’i blejnë ato, transmeton albinfo.ch.
Pas këtij njoftimi, disa media në Serbi spekuluan se nga kjo mundësi janë përjashtuar tifozët me pasaportë të Kosovës, duke e lidhur edhe me një vendim të supozuar nga Ministria e Financave e Shqipërisë. Megjithatë, FSHF dhe presidenti i saj nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim për ekzistencën e një vendimi të tillë institucional.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, është cilësuar si përballje me rrezikshmëri të lartë nga FIFA. Për shkak të një dënimi nga FIFA pas fyerjeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Andorrës në mars, 20 për qind e kapacitetit të stadiumit “Air Albania” nuk do të jetë në dispozicion për publikun e zakonshëm.
Pavarësisht kësaj, interesimi për ndeshjen është shumë i madh, veçanërisht nga tifozët shqiptarë nga Kosova, që në mënyrë të rregullt ndjekin përfaqësuesen shqiptare.
Shqipëria ka zhvilluar tashmë dy ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, një humbje 2:0 ndaj Anglisë dhe një fitore 3:0 kundër Andorrës. Ndeshja ndaj Serbisë është konsideruar vendimtare për ecurinë në grup, ku Anglia shihet si favoritja kryesore, ndërsa Shqipëria dhe Serbia pritet të rivalizojnë për vendin e dytë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












