Kosova
Fshati në periferi të Prishtinës, ‘i zhytur’ në ari
Miniera e arit në këtë fshat në dalje të Prishtinës ka rezultuar të ketë vlerë aktuale rreth 27 milionë dollarë
Fshati Slivovë ka rezultuar “pozitiv” në një studim preliminar të një kompanie për pasuri nëntokësore. Miniera e arit në këtë fshat, në dalje të Prishtinës, ka rezultuar të ketë vlerë aktuale të arit rreth 27 milionë dollarë. Projekti, që pritet të zgjasë 7 vjet, parasheh të nxirret ari në vlerë afro 170 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Në hapësirat e fshatit Slivovë të Prishtinës, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, ka rezultuar të ketë xehe që përmbajnë elemente të arit. Pas përfundimit të një studimi paraprak ekonomik nga kompania “Western Tethyan Resources”, është konstatuar se vlera aktuale e arit është 27 milionë dollarë.
Sipas uebfaqes britanike “Proactive”, që merret me hulumtime në këtë fushë, brenda një viti në këtë minierë mund të nxirren rreth 368 kilogramë ari.
Mentor Demi, shefi ekzekutiv i “Western Tethyan Resources”, kompani që është krijuar rreth tre vjet më parë, tha se licenca për këtë minierë është e një kompanie kanadeze, ndërsa biznesi që e drejton është duke blerë projektin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













