Lajme
Fruthi godet Evropën, Kosova pa epidemi
Jusuf Dedushaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thotë se 97 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të vaksinuar, andaj nga viti 2001 s’ka raste të fruthit
Sëmundja e fruthit e cila kishte shkaktuar vdekjen e shumë fëmijëve në botë e veçanërisht në Kosovë, është ringjallur në disa shtete evropiane, madje nga viti 2007 është trefishuar. Mirëpo ekspertët kosovarë të shëndetësisë thonë se në Kosovë ka vite që nuk është parë asnjë rast me fruth.
Bazuar në një studim të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vitet e fundit, sëmundja e fruthit ka “rilindur” në Evropë. Sipas OBSH-së, vaksinat kundër fruthit duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.
Më shumë se 22 mijë raste të sëmundjes infektive janë shfaqur që nga fillimi i vitit 2014. Rastet u raportuan në Kirgizi (7,477), Bosnjë Hercegovinë (5,340), Rusi (3,247), Gjeorgji (3,291), Itali (1,674), Gjermani (583), dhe Kazakistan (537), raporton REL.
Mjekët thonë se rastet e fruthit po rikthehen në Evropë, meqë njerëzit nuk e marrin me seriozitet këtë sëmundje dhe janë skeptikë për vaksinën. Por, derisa Evropa po përballet me fruthin si epidemi, epidemiologu i Kosovës, Jusuf Dedushaj, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thotë se 97 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të vaksinuar, andaj si rezultat, asnjë rast i fruthit nuk është paraqitur që nga viti 2001.
Ai thotë se situata në Evropë, është e pasigurt pasi që po zhvillohen epidemi masive, si rezultat i mos përfshirjes me imunizim. “Sa i përket Kosovës, situata është e qetë dhe që nga viti 1997 në Kosovë nuk ka pasur fruth, derisa nga viti 2001 Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast me fruth, që është një sukses i jashtëzakonshëm i shëndetësisë së Kosovës”, deklaroi ai.
Ai thotë se vaksinimi është i obliguar dhe autoritetet shëndetësore i kanë vaksinuar të gjithë fëmijët. ‘Dderisa mbulesa është 97 për qind e vaksinimit, çka pengon paraqitjen e epidemive masive ose të lokalizuar”, thekson Dedushaj.
Nё Kosovë, vaksinimi i obliguar kundër fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje. Por, pёrkundёr kёsaj, Kosova kohë më parë ka pasur njё shkallё tё lartё tё vdekshmёrisё nga fruthi.
Infektologu Izet Sadiku, thotë se viteve të fundit, në Klinikën Infektive nuk paraqiten raste me fruth si epidemi, por vetëm raste sporadike. “Fruthi është një sëmundje infektive që sulmon kryesisht moshat e reja, mirëpo duke ju falënderuar vaksinimit të rregullt, kemi vetëm aty-këtu ndonjë rast sporadik, dhe nuk kemi pasur ndonjë rast viteve të fundit të konfirmuar”, deklaroi ai.
Sipas infektologëve, mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjieniko-sanitare dhe mjekim simptomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta, nё qetësi, dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose institucione parashkollore, për të evituar kontaktin me fëmijët tjerë. Kjo sëmundje përcillet me temperaturë të lartë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









