Lajme
Freedom House: Kosova, pjesërisht e lirë

Kosova vazhdon ta ketë statusin “pjesërisht e lirë”, njësoj sikurse edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e vendeve “të lira”.
Rajoni i vetëm në botë ku gjendja e lirive dhe të drejtave të njeriut vazhdon të përkeqësohet për çdo vit që nga 2001, është hapësira e vendeve të dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, me përjashtim të vendeve Baltike.
Ky është një nga vlerësimet e raportit të fundit të organizatës Freedom House, lidhur me gjendjen e lirive politike dhe të drejtave të njeriut në botë. Kjo rënie në vazhdimësi përfaqëson periudhën më të gjatë të përkeqësimit të situatës pandërprerë në 39 vitet, që kur publikohet ky raport.
Në total, sipas raportit të Freedom House, numri i vendeve të lira në vitin 2010 ra në 87 nga 89 që ishte një vit më parë. Numri i vendeve që janë demokraci zgjedhore ka rënë në 115, krahasuar me 123 që ishte në 2005.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj