Lajme

Francezit iu mohua pasaporta zvicerane për shkak se kositi barin në ditën e festës

Një francez, i cili ka jetuar në kantonin Jura për një dekadë, pa kërkesën e tij për nënshtetësinë zvicerane të refuzuar, sepse ai me sa duket ende nuk e kishte mësuar se të dielat dhe festat publike janë të shenjta në Zvicër dhe nuk duhet të shkaktojë zhurma me makinën e kositjes së barit, transmeton albinfo.ch.

50-vjeçari francez aplikoi për nënshtetësinë zvicerane, sepse, siç shpjegoi ai për gazetën e tij lokale, Le Quotidien Jurassien, ai ndihej i “ankoruar” në komunitetin e tij lokal dhe do të donte të ishte në gjendje të merrte pjesë në procesin politik të Zvicrës dhe demokracinë e drejtpërdrejtë.