Lajme
Franca zgjat gjendjen e urgjencës shëndetësore
Parlamenti francez miratoi sot zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore në vend, me 278 vota pro dhe 193 vota kundër.
Urgjenca shëndetësore u vendos për herë të parë në mars të vitit të kaluar.
Zgjatja aktuale, që do të vazhdojë deri më 1 qershor, ishte e diskutueshme, pasi deputetë të djathtë dhe të majtë votuan kundër saj, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, shkollat dhe qendrat e kujdesit për fëmijët janë të hapura në Francë.
Të gjithë dyqanet me pakicë, përveç dyqaneve të mëdha, gjithashtu janë lejuar të mbajnë dyert e tyre të hapura.
Po ashtu, në fuqi është edhe shtetrrethimi i natës, me shpresën se do të parandalojë banorët që të mblidhen në grupe gjatë natës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














