Lajme
Franca teston me sukses raketën balistike me rreze të gjatë
Duke rritur besueshmërinë e aftësive parandaluese bërthamore të Francës, ky vend ka testuar me sukses një raketë balistike me rreze të gjatë M51.3, për faktin se pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin, se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore “për të mbrojtur Rusinë”.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, raketa e cila nuk mbante armë bërthamore, u shkrep nga vendi i testimit të raketave Biscarosse të ushtrisë franceze në Francën jugperëndimore dhe u ul në Atlantikun e veriut, shkruan albinfo.ch.
Raketa M51.3 është një version i përmirësuar i M51, një raketë balistike strategjike me tre faza detare-tokësore e krijuar për t’u lëshuar nga nëndetëset e Marinës Franceze, teksa pritet të hyjë në shërbim rreth vitit 2025.
“Fluturimi ka lejuar të konfirmojë një përmirësim të madh të raketës që do të kontribuojë në besueshmërinë e qëndrueshme të parandalimit oqeanik të Francës në dekadat e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Francës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











