Lajme
Franca përfshihet nga grevat
Reforma e përgatitur nga presidenti Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensionit ka arritur një moment kritik, pasi sindikatat po mbajnë një grevë kundër saj.
Drafti i ri, që do të shkojë së shpejti në Parlament, do ta rrisë atë nga 62 që është aktualisht në 64 vjeç. E majta franceze është rreshtuar përkrah sindikatave.
“Duhet të njohim natyrën e jashtëzakonshme të unitetit të sindikatave, që na jep edhe neve një forcë të konsiderueshme. Nuk ka ndasi mes nesh. Kjo është një nga herët e pakta që ndodh një herë në 15 ose 20 vjet”, u shpreh Luc Mélenchon, lider i së majtës franceze.
Si pasojë e grevës, transporti hekurudhor është çoroditur. Shumë shkolla dhe shërbime publike janë mbyllur dhe në aeroportin “Orly” të Parisit, 1 në 5 fluturime është anuluar.
Gjithashtu, në sistemin e metrove të kryeqytetit francez në punë janë vetëm dy linja, të cilat funksionojnë pa shofer./Euronews
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











