Lajme
Franca nuk u jep azil kosovarëve
Ministri i Rendit, Bajram Rexhepi dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet iu bënë thirrje kosovarëve që mos shkoni në Francë se nuk ka azil për kosovarët
Informatat që janë dhënë kohën e fundit se gjoja Franca njeh automatikisht të drejtën për azil për qytetarët e Kosovës nuk është e saktë dhe nuk përputhet fare me realitetin. Kështu u tha të premten pas një takimi që zhvilloi ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Në këtë takim u tha se Qeveria Franceze është në procesin e ndryshimeve të legjislacionit që ka të bëjë me azilin, që do favorizon veçanërisht procedurat e përshpejtuara të shqyrtimit të aplikacioneve, në veçanti ato të pabazuara (që është rasti me shumicën e aplikimeve për azil nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës).
Po ashtu siç u tha në takim, Franca po shqyrton edhe mundësinë që me rastin e refuzimit, kthimet të jetë më i shpejt.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të evitojnë të bien viktimë të grupeve individësh që organizojnë trafikimin e migracionit të paligjshëm dhe të paguajnë atyre shuma të mëdha parash, të marrin rrugën e panjohur dhe të përfundojnë në qendrat e ndalimit në vendet evropiane”, u tha në takim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të personave që merren me krim të organizuar dhe kontrabandim me emigrantë. Kjo luftë kundër kësaj forme, siç e ka potencuar ministri në detyrë, Bajram Rexhepi do të vazhdojë me prioritet të lartë.
Mbi të gjitha, migrimi i paligjshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë në procesin e liberalizimit të vizave dhe të procesit të integrimit Evropian të Kosovës.
Ndryshe vetëm, gjatë muajit të fundit, mijëra kosovarë kanë ikur ilegal në vendet e Bashkimit Evropian në përpjekje për të gjet një jetë më të mirë. Rreth 900 kosovarë janë raportuar se janë zënë nga policia e Hungarisë dhe po mbahen në kampe, ndërsa shumica e kanë pikësynim Francën, e cila Kosovën e ka futur ndër vendet e paqëndrueshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












