Lajme
Franca në alarm për shkak të përmbytjeve
Thuhet se i gjithë veriu i Francës është nën alarmin e kuq, që ka hyrë në fuqi nga fillimi i javës, me dëmet që i kanë kaluar tashmë miliona euro, raporton France24, përcjell albinfo.ch.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme të mëdha në Francë.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja pjesa veriore e Francës është përmbytur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar edhe daljen e lumenjve nga shtrati.

I gjithë veriu është nën alarmin e kuq, që ka hyrë në fuqi nga fillimi i javës, me dëmet që i kanë kaluar tashmë miliona euro, përcjell tutje albinfo.ch.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët, kryesisht në qytetet në veri, por edhe qendër, që të shmangin daljet me automjete, sepse qarkullimi konsiderohet si ekstremisht i vështirë.

Dhjetëra zona përkatësisht 69 qytete e zona rurale, sipas mediave franceze, janë mbyllur dhe izoluar totalisht. Shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











