Lajme
Franca miraton zyrtarisht planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve
Mësohet se ligjvënësit francezë hodhën poshtë mocionet e mosbesimit kundër qeverisë, duke çuar në miratimin e një plani të diskutueshëm të reformës së pensioneve, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se partitë që kundërshtojnë skemën e reformës së qeverisë javën e kaluar paraqitën dy mocione censurimi, pasi presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të përdorin kompetencat e tyre kushtetuese për ta kaluar e miratuar e reformën e diskutueshme.
Theksohet se javën e kaluar, grupi i pavarur ‘Liot’ dhe partia ‘Tubimi Kombëtar’ (RN) paraqitën dy mocione censurimi, të cilat kërkojnë mbështetjen e një shumice absolute në Parlament, respektivisht 287 vota për t’u miratuar.
Së fundmi, presidenti Macron dhe kryeministri Borne zhvilluan një takim pasi Senati i Francës miratoi versionin përfundimtar të projektligjit përpara se ai të dorëzohej në një votim parlamentar.
Ata vendosën të përdorin nenin 49.3 të Kushtetutës, një mekanizëm që lejon qeverinë të miratojë projektligjin pa miratimin e Parlamentit.
Vendimi erdhi pas frikës se ligjvënësit do të mund të bllokonin reformat, pasi qeveria nuk ka shumicë absolute në legjislaturë.
Partitë kundërshtare më pas kundër masës paraqitën mocione mosbesimi në Parlament, ndërsa u mbajtën protesta dhe grevat e vazhdueshme u shtrinë në shumë sektorë, përfshirë rafineritë e naftës dhe transportin publik.
Në muajin janar, qeveria zbuloi projektin e reformës dhe Parlamenti një muaj më vonë filloi shqyrtimin dhe debatimin e projektligjit. /os/
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












