Lajme
Franca mbështet perspektiven evropiane të Kosovës
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi kanë takuar me ministrin përgjegjës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Jean Leonetti për të diskutuar avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Ky takim u realizua në kuadër të angazhimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të intensifikimit të perspektives Evropiane të Kosovës.
“Gjatë takimit Ministri Leonetti ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Ministri Leonetti konfirmoi se shumë shpejt do të hapet dialogu për liberalizimin e vizave më Kosovën dhe ftoj Ministren Çitaku dhe Ministrin Rexhepi që të vazhdohet me rezultatet e mira në këtë fushë, në veçanti sa i përket procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Ministri me këtë rast shprehu admirimin për punën e
Qeverisë së Kosovës për mbështetje të mjaftueshme financiare për ri-integrimin e personave të riatdhesuar si dhe për rolin e Ministrisë për Integrim Evropian në mbështetje të komunave që ky proces të zhvillohet me efikasitet të lartë sipas standardeve evropiane”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Sipas kumtesës vazhdimi i masave autonome tregtare ishte një pikë e veçantë e takimit me ç’rast ministri Leonetti konfirmoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Francës për të zgjatur masat tregtare për eksportim të lirë të mallrave të prodhuar në Kosovë në Bashkimin Evropian. Parlamenti Evropian ka votuar tashmë pro zgjatjes së këtyre masave tregtare për Kosovën.
Të dy ministrat u pajtuan se rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian duhet të shërbejnë si bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të reformave strukturore drejt përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












