Kosova
Franca kërkon nga Serbia që fajtorët e Banjskës të vihen para përgjegjësisë
Ambasadori i Francës në OKB ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet mes tyre nëse synojnë integrimin në BE, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kërkuar nga Serbia që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit të vihen para përgjegjësisë.
Po ashtu ai tha se statusi i komunave serbe duhet të zgjidhet përmes Asociacionit.
“Dënojmë sulmin në Banjskë dhe Franca kërkon nga Serbia që fajtorët të vihen para përgjegjësisë”.
“Vendet duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin tensione. Për këtë Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e BQK-së dhe mbylljen e disa komunave serbe në Kosovë. Kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve, sidomos në qasjen në shërbime sociale. Franca kërkon pezullimin e vendimit në mënyrë që të ketë një periudhë tranzicioni”.
Ambasadori i Francës tha se Kurti ka shprehur premtimin se duhet të ketë një periudhë tranzicioni dhe, sipas tij, kjo është pozitive.
Ai ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është e arritur e madhe.
“Ka progres në dialog sidomos për njohjen e tabelave dhe fushën e energjisë. Sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme. Ne u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të mbajnë premtimet dhe ta zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka deklaruar ambasadori francez.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









