Lajme
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës
Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe Franca po kërkon qasje në depozitat e mineralëve të rëndësishëm të Ukrainës, dhe negociatat kanë nisur prej muajsh, tha ministri i Mbrojtjes i Francës.
Kjo vjen ndërsa pritet që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të vizitojë Uashingtonin këtë javë për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet me SHBA-në.
Por, edhe Franca është në bisedime me Ukrainën – Sebastien Lecornu i tha France Info se “ne po flasim për këtë çështje për nevojat tona franceze”.
Ai shtoi se kishte biseduar me homologun ukrainas që nga tetori për një marrëveshje të mundshme, shkruan skynews.
“Kemi industri mbrojtjeje që do të kenë nevojë për qasje në një numër materialesh të papërpunuara në vitet që vijnë”, shtoi ministri francez.
Theksojmë se presidenti amerikan, Donald Trump e ka paraqitur marrëveshjen si një mundësi për Kievin që të kthejë ndihmat miliarda dollarëshe që ka pranuar nga Amerika që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.
Por, ky nuk është motivi pas një marrëveshjeje franceze, shtoi Lecornu, “ne nuk po kërkojmë shpërblim. Por, sektori ynë i mbrojtjes do të ketë nevojë për një numër materialesh të papërpunuara që janë absolutisht thelbësore për sistemet tona të armëve për 30 ose 40 vitet e ardhshme”
Ndryshe, Ukraina është e pasur me elemente të tokës së rrallë dhe minerale të rëndësishme për teknologjitë e ndryshme, përfshirë litium për bateri dhe uranium për energjinë bërthamore, pajisjet mjekësore dhe armët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












