Lajme
Franca e rrit nivelin e sigurisë pas sulmit me thikë në shkollë
Në mediat franceze thuhet se kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e ka rritur alarmin shtetëror kundër terrorizmit në nivelin më të lartë, pasi një sulmues e ka vrarë me thikë një mësues, dhe i ka plagosur dy persona tjerë, përcjell albinfo.ch.
Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka bërtitur “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit në një shkollë në Aras, në veri të Francës.
Sulmuesi tani është në mbajtje.
Rritja e nivelit të alarmit është praktikuar edhe në rastet tjera në të kaluarën, që janë lidhur me kundër-terrorizëm.
Me këtë vendim, mund të rritet numri i zyrtarëve të sigurisë dhe të ketë më shumë paralajmërime publike.
Sulmi i së premtes është regjistruar në rritje e sipër të tensioneve mes komuniteteve hebreje dhe myslimane në Francë, për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, ka thënë se “nuk ka dyshim” për lidhjen mes sulmit në Aras dhe konfliktit Izrael – Hamas.
Sulmuesi, i identifikuar si Mohamed Mogouchkov, 20-vjeçar, me shtetësi ruse, është me origjinë çeçene dhe i njohur për shërbimet e sigurisë për përfshirje në ekstremizëm islamik.
Policia i ka arrestuar edhe disa pjesëtarë të familjes së sulmuesit.
Presidenti francez Emmanuel Macron, e ka vizituar shkollën dhe e ka dënuar “barbarizmin e terrorizmit islamik”.
Ai i ka bërë thirrje popullit francez që të jetë i bashkuar në momente si këto.
Franca është përballur me disa sulmeve islamike në vjetët e fundit.
Më i rëndi është regjistruar në nëntor të vitit 2015, kur një sulmues dhe bombarduesit vetëvrasës e patën sulmuar një zonë në Paris, duke i lënë të vdekur 130 persona.
Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












