Kosova
Franca e Gjermania urojnë Kosovën – thonë se dialogu është thelbësor në rrugën drejt BE-së
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian.
Kështu kanë thënë në dy letra të ndara, që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Në letrën drejtuar Osmanit, Macron theksoi nevojën e rinisjes së bisedimeve në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Është thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është element qendror për perspektivën evropiane të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Macron.
Ndërkaq, Steinmeier tha se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, por shtoi se dialogu me Serbinë, mbetet “sfidë thelbësore” për Kosovën.
“Dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE-ja, mbetet një sfidë thelbësore për vendin tuaj referuar normalizimit të marrëdhënieve të të dyjave vendeve dhe promovimit të qëndrueshëm të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Se sa i rëndësishëm është angazhimi i të dyja palëve në bisedime, këtë e kanë treguar rishtazi edhe tensionet e fundit. Gjithashtu, gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së”, tha ai.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Së fundmi, palët kanë pranuar propozimin evropian, që njihej fillimisht si propozimi franko-gjerman për normalizim./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










