Lajme
Franca ashpërson dënimet për tejkalime të rënda të shpejtësisë
Franca ka forcuar masat kundër dhunës në rrugë. Duke filluar nga e hëna, 29 dhjetor, tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 50 km/h mbi kufirin e lejuar konsiderohet tashmë vepër penale, e dënueshme me burg dhe gjoba të rënda.
Sipas ligjit të ri, tejkalimi i kufirit të shpejtësisë me të paktën 50 km/h dënohet me deri në tre muaj burg, një gjobë prej 3.750 eurosh dhe regjistrim në dosjen penale. Përveç kësaj, autoritetet mund të vendosin konfiskimin e automjetit dhe pezullimin e patentës deri në tre vjet.
Deri më tani, këto shkelje ndëshkoheshin vetëm me gjobë, përveç rasteve të përsëritura. Sipas autoriteteve franceze, kjo masë nuk ishte më e mjaftueshme, duke pasur parasysh rëndësinë e shkeljeve dhe rritjen e ndjeshme të tyre. Vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 63.000 raste tejkalimi shpejtësie me 50 km/h ose më shumë, një rritje prej 69% krahasuar me vitin 2017.
Kujdes për patentat zvicerane
Zvicra ka zbatuar legjislacion të ngjashëm që nga viti 2012, përmes ligjit të sigurisë rrugore Via Sicura, i cili parashikon gjithashtu dënime me burg për drejtim të rrezikshëm.
Falë Marrëveshjes së Shengenit dhe konventave të tjera dypalëshe, Franca ka të drejtë të revokojë patentën zvicerane në raste të tilla shkeljesh. Po ashtu, autoritetet zvicerane mund të vendosin sanksione shtesë ndaj drejtuesve të automjeteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











