Lajme
Fotoja zyrtare e Këshillit Federal për vitin 2021, e punuar me “fotoshop”
A. Jegerlehner i bëri fotot e portreteve të anëtarëve të Këshillit Federal veç e veç dhe pastaj i mblodhi ato në një fotografi
Presidenti i ri Federal Guy Parmelin ka bërë zgjedhjen e subjektit dhe atë të autorit. Pra ai është përcaktuar për fotografin, Markus A. Jegerlehner, i cili i bëri fotot e portreteve të anëtarëve të Këshillit Federal veç e veç dhe pastaj i mblodhi ato në një fotografi.
E gjitha kjo, për të respektuar ruajtjen e distancës në kohë pandemi, shkruan albinfo.ch duke iu referuar komunikatës nga qeveria.
Me Bundeshaus-in e shikuar nga “perspektiva e zogut”, fotografi Markus A. Jegerlehner donte të “mundësonte një pamje të re të personave të mirënjohur”, thuhet në një njoftim mediatik.
Për të bërë regjistrimin me dron kërkohej një leje e veçantë dhe ajo është realizuar gjatë bllokimit të parë të pandemisë, në maj.
Këto fotografi janë “ngjitur” me fotoshop
Guy Parmelin, i cili është zgjedhur tashmë si “i pari në mes të të parëve” për vitin 2021, thotë: “Është e rëndësishme për mua që në këto kohë të vështira t`i shikojmë së bashku dhe në mënyrë të paanshme ato që duken të paluajtshme. Në këtë mënyrë ne po japim një kontribut konkret në kohezionin e vendit tonë”, citohet ai në komunikatën zyrtare me rastin e publikimit të fotografisë për vitin 2021.
Presidenti Federal e njeh personalisht autorin e fotografive, Jegerlehner. Ai kishte mbaruar një praktikë në fermën e familjes Parmelin para se të trajnohej për të qenë një fotograf, përcjell albinfo.ch.
Në fotografi, sikurse çdo vit, shihen 7 anëtarët e Këshillit Federal (Qeverisë) dhe kancelari federal i cili ka funksion administrativ.
Fotoja e Këshillit Federal është shtypur në 50.000 kopje dhe mund të porositet ose të shkarkohet në internet.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














