E-Diaspora
Fotoja në autostradë i kushton 1450 franga
Një person ka bërë një foto të një aksidenti, ndërsa po ngiste veturën e tij. Për këtë veprim ai duhet të paguajë gjobë jo edhe aq të ulët.
Pas një aksidenti në autostradën pranë Kerzersit, policia zvicerane ndaloi një vozitës pasi kishte bërë një fotografi të skenës së aksidentit. Sipas të akuzuarit, ai foton e kishte bërë për t’u arsyetuar para të dashurës së tij për vonesën, pasi me të kishte lënë termin në kohë ta caktuar, shkruan “Bieler Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, personi është dënuar me një gjobë prej 300 frangash.
Mirëpo, ai nuk u pajtua me këtë gjobë dhe u ankua. Gjykata në Murten e shpalli të pafajshëm. Por, ky veprim nxiti prokurorin që të hetonte çështjen më tej. Tani, Gjykata kantonale ka shqyrtuar rrethanat e incidentit më nga afër.
Vozitësi kishte deklaruar se sytë gjithnjë i ka pasur nga rruga, e jo në telefonin celular. Megjithatë, fotografia flet një pamje tjetër: Sipas gjykatës, nuk është e mundur të bëhet një “fotografi e saktë e objektit të dëshiruar” pa shikuar në telefon, shkruan më tej gazeta, transmeton Albinfo.ch.
Fotografia është marrë gjithashtu në modalitet të fotografisë së rregullt që iu përshtatet dimensioneve të rregullta.
Edhe pse i pandehuri ka përfituar nga fakti se ai kishte vëzhguar situtën që nga fillimi, megjithatë sipas mendimit të gjykatës, shikimi i tij është devijuar nga celulari për disa sekonda.
Prandaj, personi sërish u dënua. Për shkak të një shkelje të thjeshtë të rregullave të trafikut, ai tani duhet të paguajë një gjobë prej 100 frangash dhe shpenzimet gjyqësore prej 1350 frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











