Bota
Fotografia që tronditi botën
Një foto shpalos në të gjithë fuqinë e saj realitetin shokues të krizës së emigrantëve në kufirin Jugor të Amerikës.
Në foto shihet Oskar Alberto Martinez Ramirez dhe vajza e tij 23 muajshe Valeria, të shtrirë përmbys në ujërat e “Rio Grandes”.
Krahu i foshnjës është nën bluzën e të atit çka jep përshtypjen se ajo është mbajtur fort pas tij në momentet e fundit.
Fotoja është bërë nga gazetaria Julia Le Dyc, dhe është botuar nga gazetat meksikane.
Sipas gazetares, Martinez Ramirez, nga “El Salvadori”, ishte i shqetësuar sepse familja e tij nuk kish mundur të paraqiste kërkesën për azil pranë autoriteteve amerikane, ndaj kishte tentuar të kalonte me not lumin, të dielën, në përpjekje për të arritur Teksasin, transmeton TCH.
Imazhi krahasohet me foton e djaloshit sirian, Alan Kurdi, që u mbyt në ishullin grek të Kosit, në 2015. Fotoja e tij shokoi botën dhe u përdor për të nxjerrë në pah krizën e emigrantëve sirianë, përcjell albinfo.ch.
Administrata Trump ka marrë masa kundër emigracionit dhe ka reduktuar në mënyrë drastike numrin e emigrantëve që lejohen të kërkojnë azil në vend.
Po ashtu është zgjatur në afat edhe një program sipas të cilit azil kërkuesit detyrohen të presin në Meksikë ndërkohë që kërkesat e tyre shqyrtohen, proces ky që mund të kërkojë vite.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












