Lajme
Foto nga viti 1921 nga miku i madh zviceran i Shqipërisë, Eugène Pittard, publikohen për herë të parë
Ambasada e Zvicrës hap një ekspozitë dhe boton një album me fotografi unike të bëra nga akademiku zviceran gjatë udhëtimeve të tij nëpër Shqipëri
Një koleksion fotografish është rikthyer në Shqipëri pas pothuajse 100 vitesh. Në Qendrën për Hapje dhe Dialog, u hap një ekspozitë e re me foto të pabotuara më parë nga intelektuali zviceran Eugène Pittard.
“Po rizbulojmë historinë e patreguar të punës dhe kontributit të këtij akademiku të njohur zviceran”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber në hapje.
“Imazhet që ai kapi nuk janë thjesht regjistrime të kohës dhe vendit; ato janë shprehje admirimi dhe respekti. Përmes këtyre fotografive mund ta shohim Shqipërinë ashtu siç e shihte Pittard: një vend me bukuri mahnitëse, thellësi kulturore dhe humanizëm”, shtoi Ambasadorja Huber.
Eugène Pittard ishte një kontribuues i madh për Shqipërinë; Fotot e tij tregojnë një pamje të jashtëzakonshme të vendit dhe njerëzve në vitet 1921 dhe 1924. Në vitin e brishtë 1921, Eugène dhe Hélène Pittard vizituan Shqipërinë për herë të dytë, duke udhëtuar nëpër vend me kamerën e tyre dhe duke kapur në celuloid jetën e përditshme, qytetet në rritje dhe peizazhet e paprekura.
“Si një kronist i palodhur që i ra kryq e tërthor Shqipërisë, ai ishte njëkohësisht dhe një dëshmitar historik duke na lënë trashëgim imazhe që nuk gjenden në arkivat shqiptare dhe që sot përbëjnë referencë. Atij i interesonte fytyra shqiptare, njeriu, për të deshifruar diçka sociale: përkatësinë e tij dhe marrëdhënien me tokën e për më tepër me dramën që përjetonte një popull”, tha botuesi dhe studiuesi Luan Rama.
“Pittard, me syrin e tij prej humanisti, i shikoi shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë, por si dëshmitarë të gjallë të një historie që meritonte të ruhej, të respektohej dhe të tregohej”, u shpreh kuratori i ekspozitës, Elton Koritari.
Eugène Pittard u bë zëdhënësi ndërkombëtar i Shqipërisë në një kohë delikate. Ai loboi fuqishëm për të drejtat dhe sovranitetin e vendit dhe luajti një rol jetësor në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Broshura e tij më e famshme ‘Pour L’Albanie’ e botuar në të përditshmen e Gjenevës ‘La Suisse’ paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, ofron argumente dhe bën thirrje për njohjen e sovranitetit të Shqipërisë. Pittard është gjithashtu themeluesi i Kryqit të Kuq Shqiptar.
Fushata për të njohur figurën dhe kontributin e Eugène Pittard për Shqipërinë vazhdon me një sërë aktivitetesh të tjera gjatë gjithë viteve 2025-2026.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











