Lajme
Foshnjat shfaqin prirje artistike në katër muaj

Shija në art zhvillohet që në moshë shumë të hershme, ky është përfundimi i hulumtimit që zbuloi se foshnjat deri në katër muajsh shfaqin prirje artistike.
Ekipi i Sussex Baby Lab zbuloi gjithashtu se të porsalindurit pëlqejnë imazhet që kanë më shumë skaj, si ato me gjethe ose degë dhe me linja të lakuara. Në gjetjet e publikuara në Journal of Vision, shkencëtarët thanë se preferencat artistike zënë rrënjë që në moshë të re.
Sistemet vizuale të fëmijëve janë më të zhvilluar sesa mendohet
Autori kryesor Philip McAdams tha se ishte “magjepsëse që foshnjat u përgjigjen elementeve themelore të fotografive si skajet dhe ngjyrat, dhe se këto veti mund të japin një pjesë të madhe të përgjigjes se pse foshnjave dhe të rriturve njësoj u pëlqejnë disa vepra arti”.
“Kërkimi ynë duket gjithashtu se ka identifikuar tipare të estetikës së të rriturve që mund të gjurmohen në preferencat shqisore në fëmijëri. Gjetjet tona tregojnë se sistemet dhe preferencat vizuale të fëmijëve janë më të zhvilluara sesa mendohet zakonisht.”
Studimi u krye me 25 foshnja, të moshës nga katër deri në tetë muaj dhe 25 të rritur. Foshnjat u ulën në prehrin e prindërve të tyre, ndërsa 40 piktura, duke përfshirë atë të Van Goghut, u treguan atyre në një tabletë. Të rriturve iu treguan të njëjtat punime dhe u pyetën se cilën nga të dyja u duken më të këndshme.
Foshnjet preferojnë foto me më shumë skaje dhe linja të lakuara
Regjistrimet tregojnë se fëmijët shikonin më gjatë peizazhet e Van Goghut, të cilat preferoheshin edhe nga të rriturit. Studiuesit gjetën gjithashtu dallime midis shijeve të më të rinjve dhe të rriturve. Foshnjat preferojnë fotot me më shumë skaje dhe linja të lakuara, gjë që nuk është e preferuara e të rriturve.
Profesor Anna Franklin, kreu i Sussex Color Group dhe themelues i Sussex Baby Lab, një nga autorët kryesorë të punimit, tha se ata ishin “të habitur se si foshnjat e vogla reagojnë ndaj artit”.
“Edhe pse shikimi i tyre është shumë i paqartë, hulumtimi ynë tregon se nga muaji i katërt, foshnjat mund të shohin mjaft mirë për të parë disa foto më gjatë se të tjerat dhe mund të ruajnë vëmendjen në shumë detaje artistike”.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor