Lajme
Fotoja e foshnjës së sapolindur duke i hequr maskën mjekut, kandidate për “Foton e vitit”
Është bërë e ditur se kjo fotografi është kandidate për t’u bërë “Fotoja botërore e vitit 2020”, e cila tash e sa ditë po bën xhiron e rrjetit, transmeton albinfo.ch.
Dr. Samer Cheaib, një gjinekolog nga Dubai, buzëqesh ndërsa tregon foshnjën që sapo ka ardhur në këtë botë. Dhe, sipas tij, gjesti i parë që bën fëmija sapo vjen në jetë është heqja e maskës së mjekut.
Ky moment është kapur në një foto, e cila është publikuar në Instagram nga vetë mjeku, doktor Samer Cheaib, një gjinekolog në Dubai, transmeton tutje albinfo.ch.
Cheaib shpesh në profilet e tij në rrjetet sociale flet për punën e tij, duke dhënë mesazhe pozitiviteti e shprese në periudhën e pandemisë, ka ndarë këtë imazh që mori përhapje të shpejtë në rrjetet sociale. Duke folur për ‘GulfNews’ ai është shprehur:
”Ky fëmijë ishte i dyti nga një çift binjakësh që lindën pak javë më parë. Babai, i lumtur, po më fotografonte ndërsa e mbaja në krah fëmijën. I dyti tentoi të më heqë maskën dhe babai menjëherë e kapi në foto këtë moment”, shprehet doktori.
Po ashtu ai tregon se kjo foto ka pozitivitet në vete dhe se është qëllimmirë.
“Kishte pozitivitet në foto dhe mendoj se i bën njerëzit që e shohin të buzëqeshin. Pozitiviteti dhe buzëqeshja ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër kësaj pandemie”, tha Dr. Samer Cheaib. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











