Gjuha
Mbahet Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri“ në Austri
Morën pjesë zv.ministri z.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin e Kosovë zj.Sala Berisha-Shala dhe z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoi kryetari i shoqatës Prof.Ismet Sinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.
Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”
Zj. Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucioneve tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”
Imer Lladrovci: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.
Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.Basil Schader-in, z.Nuhi Gashi (MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.
Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.
U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.
U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 11 qershor 2016 në Vjenë.
Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.
U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














