Futboll

Formacioni zyrtar Islandë-Shqipëri

Janë publikuar formacionet e takimit mes Islandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Trajneri italian i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Edi Reja, i ka befasuar të gjithë, pasi ka zgjedhur të debutojë me skemën klasike ndaj Islandës.

Tekniku Reja do të luajë me formacionin 4-3-3.
Bekim Balaj ka siguruar vend titullari, e që pritet ta udhëheqë sulmin e kombëtares.
Shkodrani do të jetë i mbështetur nga Cikalleshi në të djathtë dhe Lenjani, në krahun tjetër.
Ky është formacioni i të dy skuadrave.