Futboll
Formacioni i Shqipërisë me Italinë, dilemat e Sylvinhos
Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjen intensive për ndeshjen e parë në Euro 2024, atë ndaj Italisë, në 15 qershor, përcjell albinfo.ch.
Tekniku Sylvinho po provon disa skema se si do të rreshtohet përballë kampionëve në fuqi të Evropës, ndonëse nuk pritet të ketë shumë ndryshime krahasuar me ekipin që pamë në miqësoret e qershorit.
Braziliani ka menduar të shtojë forcat në mesfushë. Me një sistem 4-3-3, në portë me shumë gjasa do të jetë gardiani Etrit Berisha, i cili me eksperiencën e tij do të mbrojë katërkëndëshin. Në mbrojtje ka ende dyshime. Ende nuk dihet nëse nga fillimi do të luajë Ismajli apo Ajeti, ndonëse ky i fundit është më i avantazhuar. Së bashku me të në qëndër do të jetë Berat Gjimshiti, ndërsa nga krahët do të luajnë Mitaj dhe Hysaj.
Sa i përket mesfushës, në seancën e fundit stërvitore braziliani ka provuar të luajë me Asllanin, Ramadanin dhe Laçin. Para tyre qëndron Bajrami, një lojtar i shpejtë dhe që tenton shpesh të godasë portën nga jashtë zone, ndërsa Seferi mund të ulet në stol.
Sulmi ka dy emra të sigurt, me Armando Brojën dhe Jasir Asanin.
Në stërvitje, Sylvinho do të provojë të dyja skemat, 4-2-3-1 (që kemi parë deri më tani) dhe 4-3-3, për të vendosur më pas për titullarët e tij.
Dueli me Italinë është i programuar këtë të shtunë, në Dortmund, në orën 21:00.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













