Lajme
“Fordow ka marrë fund”, Trump pas sulmit kundër objekteve bërthamore në Iran, reagojnë liderët botëror

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë realizuar me sukses një operacion ushtarak kundër tri objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Esfahan, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se të gjitha avionët janë kthyer të sigurt jashtë hapësirës ajrore iraniane dhe se sulmi në Fordow është kryer me “ngarkesë të plotë bombash”.
Ai e cilësoi këtë si një “moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe gjithë botën”, duke publikuar edhe një fotografi me mbishkrimin “Fordow ka marrë fund”.
Trump u bëri thirrje autoriteteve iraniane të ndalin përshkallëzimin e konfliktit. “Irani tani duhet të pajtohet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi ai.
Sipas CNN, në sulm u përdorën bombarduesit strategjikë B2, të njohur për aftësinë e tyre për të shmangur radarët.
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër tri objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Esfahan kanë shkaktuar një valë reagimesh ndërkombëtare, me thirrje të shumta për përmbajtje dhe rikthim në negociata. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se operacioni ishte kryer me sukses, duke e quajtur atë një “moment historik” për SHBA-në, Izraelin dhe botën, ndërkohë që i bëri thirrje Iranit t’i japë fund përshkallëzimit të konfliktit.
Kancelari gjerman Friedrich Merz thirri të dielën një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë. Zëdhënësi i tij, Stefan Kornelius, njoftoi se Merz i ka bërë thirrje Iranit të nisë menjëherë negociatat me SHBA-në dhe Izraelin për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ai shtoi se sipas analizave paraprake, “pjesë të mëdha të programit bërthamor iranian janë prekur nga sulmet”, por theksoi se një vlerësim i saktë i dëmeve do të bëhet më vonë.
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për rivendosjen e negociatave dhe tërheqjen e palëve nga hapat e mëtejshëm ushtarakë. “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare”, shkroi Kallas në platformën X (ish-Twitter), duke paralajmëruar një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën për të diskutuar zhvillimet.
Nga Londra, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se programi bërthamor iranian është një kërcënim i rëndë për sigurinë ndërkombëtare dhe se SHBA-të “kanë ndërmarrë veprime për ta lehtësuar këtë kërcënim”. Ai u bashkua me thirrjet për rikthim në tryezën e negociatave dhe shmangie të përshkallëzimit, transmeton albinfo.ch.
Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur atë “një agresion të kryer me kërkesë të Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit”. Ministri i Jashtëm venezuelian Yvan Gil tha se bombardimet përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel, i cili paralajmëroi për një “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund ta zhysë njerëzimin në një krizë me pasoja të pakthyeshme.
Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, e cilësoi krizën si “më seriozen” me të cilën është përballur ndonjëherë dhe theksoi se diplomacia është mënyra më e qëndrueshme për zgjidhje. Qeveria australiane u shpreh se mbështet dialogun dhe zgjidhjen diplomatike, duke ritheksuar se programi iranian i raketave bërthamore dhe balistike është një kërcënim real për paqen botërore.
Në Lindjen e Mesme, reagimet ishin të ndara, por të gjitha përshkruan një klimë të pasigurisë së thellë. Arabia Saudite deklaroi se po i ndjek me “shqetësim të madh” zhvillimet dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për një zgjidhje politike. Libani, përmes kryeministrit Nawaf Salam, theksoi se prioriteti i tij është shmangia e tërheqjes në konfliktin rajonal.
Iraku dënoi ashpër sulmet, duke i cilësuar si “kërcënim të rëndë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, ndërsa Katari paralajmëroi për pasoja katastrofike nëse situata përshkallëzohet më tej. Edhe Omani, një ndërmjetës kyç në bisedimet e mëhershme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së, i dënoi fuqimisht sulmet, duke shprehur “shqetësim të thellë” për ndikimin që mund të kenë në procesin e paqes, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?