Kosova
Forca e Sigurisë së Kosovës, kurse dhe stërvitje për luftë
Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, ka hartuar draftin e një udhëzimi administrativ që përcakton arsimimin, stërvitjen, trajnimin dhe autoritetet për përzgjedhjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për këto aktivitete.
Në këtë draft, përshkruhen detyrat e përbashkëta themelore, me të cilat njësitë aftësohen për të përmbushur me sukses misionin gjatë operacioneve luftarake teksa në mesin e kurseve përgatitore është edhe ai për prijësit në luftë, transmeton albinfo.ch.
“Kursi i Liderit Luftarak zhvillon elementet themelore të personalitetit të rreshterit si drejtues në rol të udhëheqësit të ekipit/skuadrës dhe detyra të njehsuara me to, zotërues i teknikave të detyrës dhe ndihmës kryesor për stërvitjen e ekipit/skuadrës, si dhe zhvillon aftësitë komunikuese dhe drejtuese”, thuhet në dokument.
Këtij kursi, mund t’i nënshtrohen brenda ose jashtë Kosovës, pjesëtarët e FSK-së me gradën tetar ose specialist.
“Kursi i Liderit Luftarak zhvillohet në Shkollën e Nënoficerëve në KDS (Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes v.j.) për pjesëtarët e FSK-së, por mund të ofrohet dhe të realizohet edhe jashtë vendit, sipas nevojës së institucionit”, thuhet në draftin e udhëzimit administrativ, i cili ndodhet në fazë të konsultimit publik. “Kursi i Avancuar për Lider zhvillon elementet themelore të personalitetit të rreshterit shtabor si udhëheqës i skuadrës, detyrave shtabore dhe detyrave të njësuara me to. Ky kurs përgatit rreshterët me njohuri teorike, teknike dhe drejtuese në fushën përkatëse ushtarake”.
Tutje, dokumenti thekson se trajnimet e përgjithshme ofrojnë njohuri dhe vetëdijesim për fushat me interes të veçantë për FSK-në, përfshirë Ligjin e luftës, kundërterrorizmin, sigurinë në operacione e të tjerë.
Sa i përket Stërvitjes Ushtarake Bazë, parashihet të ofrojë tranzicion të rregullt të të rekrutuarve nga jeta civile në jetën ushtarake.
“FSK-ja planifikon, organizon dhe ekzekuton stërvitje individuale bazë dhe të avancuara specialistike për gradat e oficerit, nënoficerit dhe ushtarit. Stërvitjet individuale kryhen në domenin e stërvitjeve institucionale, operacionale dhe vetëzhvillimore. Këto stërvitje ofrohen nga njësitë e FSK-së sipas fushave dhe degëve përkatëse dhe ndahen në: Stërvitje Ushtarake, Stërvitje Individuale Këmbësorie dhe Stërvitje Individuale Specialistike”, thuhet në dokument.
Drafti përmend se zhvillimi profesional ushtarak është proces i vazhdueshëm dhe i avancuar përmes arsimimit, stërvitjes dhe trajnimit për të zhvilluar ushtarakë profesionistë. Ndërkaq, stërvitja individuale definohet si proces përmes të cilit përgatiten dhe formësohen pjesëtarët e FSK-së.
Kursi Bazë për Oficer është komponenti kryesor i trajnimit për të gjithë oficerët. Ky kurs, sipas dokumentit, përgatit pjesëtarët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të bërë ndryshime në ushtri si udhëheqës të së ardhmes.
Kursi i Kapitenëve të Karrierës parashihet të përgatit oficerët e gradës kapiten, përkatësisht komandantët e kompanisë, për rastet më të vështira ushtarake, përfshirë edhe udhëheqjen e pjesëtarëve në beteja.
Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm përgatit oficerin e karrierës për të plotësuar detyra në nivel të komandantit të regjimentit dhe të komandës, si dhe të jep njohuri për nivelin operativo-strategjik.
Kursi i Lartë për Oficer përgatit oficerin e karrierës për të plotësuar detyra në nivel strategjik, dhe programi i këtij kursi jep njohuri dhe trajnime analitike për probleme të mbrojtjes dhe të sigurisë në nivelin kombëtar, rajonal dhe më gjerë.
Kursi i Lartë për Nënoficer parashihet të zhvillojë elementet e personalitetit të rreshterit të klasit të parë si rreshter i togut, zëvendëskomandant i togut, nënoficer shtabor dhe rreshter i parë i kompanisë, si dhe detyra të njësuara me to.
Kursi i Rreshter Majorëve do të zhvillojë elementët e nënoficerëve të lartë për të punuar si këshilltarë të komandantëve nga regjimenti e lartë dhe në elementet shtaborë të komandave, Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Tutje, thuhet se stërvitjet individuale dhe kolektive të pjesëtarëve të FSK-së zhvillohen në institucione, shkolla e qendra stërvitore të FSK-së, brenda dhe jashtë vendit, sipas koordinimeve ose marrëveshjeve paraprake.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, për qëllime studimi apo kërkime shkencore për fusha të veçanta që janë në interes të institucionit, për pjesëtarët e FSK-së, përveç kurseve për zhvillimin e karrierës, është paraparë të ofrojnë edhe bursa për kurse dhe studime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Në mesin e tyre përfshihen edhe studime pasuniversitare në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në programet e studimit “Master” dhe “Doktoratë”, në marrëveshje me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Drafti përfshin edhe shkëmbimin e personelit dhe kadetëve me vendet partnere të Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










