Lajme
Fondi i privatizimit të futet në tregun financiar, thonë ekspertët
Sipas tyre siguria e këtyre mjeteve në bankat komerciale vendëse është më e qëndrueshme se sa në bankat ndërkombëtare

Shuma e Fondit të Privatizimit dhe Trustit, mbahet e ngrirë në bankat vendëse dhe ndërkombëtare.
Ekspertët e ekonomisë, vazhdimisht kanë kërkuar që këto mjete të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, e ka vlerësuar të domosdoshme kthimin e këtyre mjeteve në tregun financiar. Sipas tij, ekzekutivi i vendit urgjentisht duhet të ndryshojë legjislacionin për këtë çështjeje.
Ai, ka thënë se siguria e këtyre mjeteve në bankat komerciale vendëse është më e qëndrueshme se sa në bankat ndërkombëtare.
Sipas Bektashit, plasimi i këtyre mjeteve në institucionet financiare në vend, do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, sidomos në uljen e normave të interesit për kredi, që sipas tij, janë më të lartat në rajon.
Kurse përfaqësues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, kanë thënë se Trusti ka kërkuar nga bankat komerciale në Kosovë që të ofrojnë kushtet e tyre në mënyrë që të depozitojë më shumë mjete në këto institucione. Sipas tyre disa prej bankave nuk kanë shprehur interesim për një gjë të tillë.
Jeton Demi, zëdhënës në Trust, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se Trusti ka shprehur vullnetin disa herë që të krijohen mundësitë ligjore dhe instrumentet financiare, që më shumë mjete të investohen në Kosovë.
Megjithatë, Demi, tregon se deri në fund të gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Trusti kishte nën menaxhim rreth 546 milionë euro
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€