Bota
Fondacioni, ankand për nismën “Një natë në qelinë e Mandelës”
Për të financuar një program për të ndihmuar të burgosurit, tani është e mundur të kaloni një natë në një nga qelitë më të famshme në botë, qelinë ku ishte mbyllur ikona e Afrikës së Jugut për luftën kundër aparteidit, Nelson Mandela.
Kjo është nisur nga lëvizja CEO Sleepout, e cila është bërë e njohur duke shitur oferta për kryesues dhe miliarderë të planetit duke u propozuar të kalojnë një natë në vende të jashtëzakonshëm. Kjo CEO ka për qëllim të financojë ndihma të ndryshme për të varfrit.
“Asnjë ofertë e tillë nuk kishte ndodhur me parë në Afrikën e Jugut”, thekson fondacioni në faqen e tij të internetit.
“Ofertuesit më të lartë do të fitojnë nderin të kalojnë një natë brenda qelisë historike numër 7, ku Mandela ka kaluar tetëmbëdhjetë vjet”, thotë me krenari CEE, Sleepout.
E vendosur në ishullin Robben, jashtë brigjeve të Cape Town, ky shesh i betonit (2.4mx 2.1m), ku presidenti i parë i zi në historinë e Afrikës së Jugut (1994 -1999) kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij, është një nga burgjet më të famshme në botë.
I regjistruar si Trashëgimi Botërore nga UNESCO-s, muzeu i burgjeve vizitohet çdo vit nga më shumë se 300,000 njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














