Shkurt.ch
FMN: Të ardhurat për kokë banori: Zvicra, e dyta në botë
Me të ardhurat për kokë banori, Shqipëria ka mbetur në të njëjtin vend krahasuar me dhjetë vjet më parë, duke u renditur vendi i fundit në Evropë.
Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë grobale të ekonomisë tregon se të ardhurat në 2016-ën në Shqipëri ishin 4200 dollarë për kokë banori. E fundit në Evropë dhe e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm për frymë.
Krahasuar me vende të tjera të Evropës, Shqipëria renditet më dobët se më parë.
Në Evropën Juglindore, Sllovenia ka 21 mijë dollarë të ardhura për kokë banori, duke u renditur në vendin e 38-të në botë.
Në Kroaci të ardhurat për kokë banori janë tri herë më të larta se në Shipqëri, ndërsa në Rumani mbi dy herë më të larta. Shumë më mirë paraqiten edhe fqinjët e Shqipërisë, të ardhurat për frymë në Mal të Zi janë 6.600 dollarë, ndërsa në Serbi 5.400 dollarë.
Ndër vite, të ardhurat për kokë banori në Shqipëri janë rritur lehtësisht, por siç tregon dhe raporti i FMN-së, vendi nuk ka arritur të ecë me ritmet që priten nga një vend në zhvillim, për t’u pozicionuar më mirë mes vendeve të tjera.
Për të ardhurat për kokë banori në botë kryeson Luksemburgu, me 103 mijë dollarë, e ndjekur nga Zvicra me 79 mijë dollarë për kokë banori.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










