Kosova
FMN-ja pret rritje ekonomike në Kosovë prej 3.8%,
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se realiteti me të cilin janë duke u përballur qytetarët dhe ajo se çka është duke ndodhur në Kosovë, është pasqyra më e mirë e që mund të tregojë rritjen ekonomike në vend, përcjell albinfo.ch.
Duke komentuar raportin e Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit thuhet se Kosova pritet që të ketë rritje ekonomike prej 3.8 për qind për vitin 2023, tha se sanksionet nga Bashkimi Evropian janë rezymeja më e mirë karakterizuese e aktualitet ekonomik në Kosovë.
“Çka flitet e thuhet nëpër institucione të ndryshme është për t’u respektuar, mirëpo besoj realiteti më i mirë i rritjes ekonomike është ajo çka ndodh në Kosovë, atë që e shijojnë kosovarët dhe atë që e ndjen qytetari i Kosovës”.
“Kisha pasur dëshirë që të jetë e vërtetë ajo që qarkullon nëpër media, mirëpo në qoftë se kemi shkallën e inflacionit, në qoftë se kemi ngritjen e çmimeve qoftë të produkteve bazike, në qoftë se kemi rënie të investimeve të huaja direket, në qoftë se kemi tkurrje të projekteve kapitaleve, keqmenaxhim të buxhetit vjetor, rënie të eksporteve dhe jemi shoqëri e varur nga importi, nëse kemi pakënaqësi sa u përket pagave në Kosovë qoftë në nivelin publik e atë privat, raportet nga SHBA-ja, BE-ja, e në veçanti këto rajonale, aty ku hyn edhe Shqipëria, në qoftë se kemi këtë zbrazjen masive të Kosovës, atëherë shtrohet pyetja se sa ka kuptim një term i tillë dhe se në çka është i bazuar”, tha Gërxhaliu për EO.
Eksperti i çështjeve ekonomike tha se Kosova ka nevojë për rritje ekonomike, qoftë edhe për një për qind apo 1.5%.
“Duhet të ketë sa më shumë investime të huaja direkte, rritje të eksporteve, dialog publik-privat, vende të reja të punës, edukime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe atij masovik, perspektiva që të rinjtë të mbesin në Kosovë, pra në këto duhet të jemi të orientuar të arrihen”, tha Gërxhaliu deri sa shtoi faktin se çfarë është blerë vitin e kaluar me 100 euro sot nuk mund të merret as me 150.
Në raportin e FMN-së për Kosovën, për dallim nga raporti i prillit, ku parashikohej rritje ekonomike prej 3.5%, në raportin e tetorit, kreditori global e ka rritur projeksionin në 3.8% për vitin 2023. Sipas raportit, inflacioni pritet të ngadalësohet për 4.7 për qind më 2023, nga 11.7 për qind vitin paraprak, para se të bie në 3.1 për qind më 2024.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












