Lajme
FMN: Inflacioni në Ballkan, më i ndjeshëm se në Evropë
Tashmë e gjithë Evropa është përballur me rritje të çmimeve gjatë 12 muajve të fundit, por efekti është më i fortë në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Kjo, për faktin se ndryshe nga Bashkimi Evropian që ka parë inflacion të lartë në faturat e energjisë, në rajonin tonë ai është udhëhequr nga shtrenjtimi i ushqimeve.
Përfundimi del nga një studim i Fondit Monetar për efektet e inflacionit në këtë periudhë, i cili regjistrohet në nivelet më të larta që nga viti 1990.
Në Ballkan 42% e shpenzimeve mujore shkon për ushqime, vë në dukje studimi i FMN-së, e për pasojë kjo ndikon në thellimin e varfërisë.
Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tri arsye kryesore, sipas FMN-së:
Së pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare për shkak të peshës së lartë të importeve.
Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm.
Së treti, ndryshimet klimaterike, me thatësira e mungesë reshjesh, dëmtuan shumë prodhime vendase, sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











