Lajme
FMN, 185 milionë euro kredi Kosovës
Rreth 185 milionë euro është shifra e marrëveshjes që është arritur ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës për zhvillim të vendit
Pas 10 ditë diskutimesh ndërmjet përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, është arritur një marrëveshje që FMN t’ia jap Kosovës një kredi në vlerë 185 milionë eurosh, që do të financoheshin në shëndetësi, arsim dhe bujqësi.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti me këtë rast tha se ky program adreson nevojat e Kosovës. Për shkak se borxhi publik i Kosovës është i ulët, sipas tij, kjo i jep hapësirë vendit për kredi ndërkombëtare duke mundësuar kështu zbatimin dhe implementimin e plotë të projekteve qeveritare.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, tha se ky program pritet të kalojë në faza të tjera të aprovimit në instancat e FMN-së. Sektori bankar, siç tha ai, është mirë i kapitalizuar, është likuid me trende pozitive të zhvillimit kemi rritje të aseteve dhe rritje të depozitave.
Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, tha se qëllimi i programit është të mbajnë atë që është mirë për ekonominë e Kosovës.
“Ne besojmë se ky program është i mirë sepse ky program nuk ka të bëjë për asgjësimin e modifikimit sepse…ky vend nuk ka krizë fiskale, nuk ka probleme fiskale, nuk ka probleme me borxh dhe nuk ka probleme me sektorin financiar. Ndaj qëllimi i programit është që të vazhdojmë ta mbajmë atë që është e mirë për ekonominë e Kosovës”, tha Miniane.
Gjatë kësaj marrëveshje të dyja palët janë pajtuar po ashtu që të rishikohet buxheti i vitit 2015 dhe buxheti preliminar i vitit 2016, i cili mundëson vazhdimin e projekteve të cilat janë nisur dhe të hapen mundësi të reja zhvillimore. Marrëveshje është arritur po ashtu edhe për strukturën e buxhetit, për shpenzimet koherente dhe shpenzimet kapitale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












