Lajme
Fluturimet nga Zvicra në Prishtinë do të vazhdojnë edhe gjatë korrikut
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë fluturime për në Zvicër. Fluturimet e tjera të radhës do të jenë gjatë tërë muajit korrik.
Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë fluturime për në Zvicër. Gjatë tërë korrikut do të ketë fluturime të tjera në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Albinfo.ch është njoftuar se fluturimi do të realizohet nga kompania CHAIR nga Zürichi dhe Bazeli për në Prishtinë, 14 herë në javë.
Sqarim: Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.
Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose përmes numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










