Shkurt.ch
Fluturakja solare aterron me sukses pas fluturimit rreth botës
Aterrimi është bërë në Abu Dhabi ndërsa ekipi është pritur nga ministrja zvivcerane e energjisë, Doris Leuthard dhe princi Albert i Monacos si dhe nikoqiri, Sultan Bin Ahmed Al Jaber
Pasi ka kaluar rreth botës gjegjësisht më shumë se 40 mijë kilometra në ajër, aeroplani solar “Impulse 2” i pilotit të njohur zviceran Bertrand Piccard ka aterruar mbrëmë në tokë.
Aterrimi është bërë në Abu Dhabi ndërsa ekipi është pritur nga ministrja zvivcerane e ambientit, Doris Leuthard dhe princi Albert i Monakos si dhe nikoqiri, Sultan Bin Ahmed Al Jaber, shkruan albinfo.ch.
Monakoja dhe Emiratet kanë marrë pjesë krahas Zvicrës në financimin e fluturimit.
Duke folur për këtë arritje të pilotëve zviceranë, Leuthard ka thënë se “kjo është një super ditë për Zvicrën!”.
Plot 16 muaj (me ndërprerje) ka zgjatur fluturimi për të cilin nuk është shpenzuar asnjë litër kerozinë. Bashkë me Bertrand Piccard ka qenë edhe kopiloti i tij Andre Broshberg, ndërsa dyshja fluturuese ka pasur një ekip të madh që ka ndihmuar fluturimin.
I entuziazmuar pas aterrimit, piloti dhe aventurieri i madh Piccard ka deklaruar se është shumë i lumtur që ia ka dalë. I gjithë kuptimi i përpjekjeve të tij ka qenë sensibilizimi i njerëzimit për mbrojtjen e ambientit, e në rastin e tij kjo bëhet duke mos shpenzuar lëndë djegëse.
Afër dy vite më parë, zviceranët kishin prezantuar një aeroplan me energji diellore , i cili për herë të parë do të fluturonte rreth globit pa karburante, me energjinë e diellit.
Aeroplanit i duheshin pesë ditë dhe pesë net për të fluturuar pa ndërprerë, që mjafton për kaluar Paqësorin ose Oqeanin Atlantik . Aeroplani ka bateri të mira që e ruajnë energjinë nga dielli.
Për vitin 2015 qe planifikuar një turne botërore me” Solar Impulse 2 “. Krahët e avionit janë si të një Airbusi A380, por ai është i lehtë dhe peshon sa një veturë deri 2.400 kg .
Pilotët zviceranë Piccard dhe Borschberg kishin përfunduar me sukses fluturimin e parë mbi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













