Shqipëria
Fluksi i turistëve në Shqipëri
25 anije turistike dhe 1,657 jahte, në portet e vendit
Duket se Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar, përcjell albinfo.ch.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se 25 anije turistike (krocera) dhe 1,657 jahte kanë hyrë që nga fillimi i vitit në portet e vendit, atë të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.
Porti i Durrësit priti 2 krocera dhe 115 jahte, ai i Vlorës 8 krocera dhe 179 jahte, në Sarandë u ankoruan 15 krocera dhe 1,257 jahte, ndërsa në portin e Shëngjinit u ankoruan 106 jahte.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti, duke shënuar një rritje me 30.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit.
Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Evropa me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131,236 dhe 34,3721 shtetas.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











