Bota
Fluks i ri refugjatësh
Autoritetet greke kanë frikë se me paralajmërime për kalimin me sukses të kufirit mund të zbrazen kampet e refugjatëve. Rreth 60,000 emigrantë kanë mbetur në Greqi, kur vendet fqinje kanë mbyllur kufijtë e tyre për refugjatë
Tre muaj pas evakuimit të mijëra refugjatëve dhe emigrantëve nga kampi i improvizuar i refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi, autoritetet greke njoftuan se kanë regjistruar përsëri një rritje në përpjekjet për të kaluar ilegalisht kufirin me Maqedoninë, shkruan gazeta “Kathimerini”, përcjell albinfo.ch.
„Ata shkojnë me tren në Muries dhe përpiqen të kalojnë kufirin nëpër pyje dhe përgjatë bregut të Liqenit të Dojranit, ndërsa të tjerët përpiqen të kalojnë kufirin përmes fshatit Hamill, pranë Idomenis“, tha një zyrtar i policisë për “Kathimerini”.
Autoritetet greke kanë frikë se me paralajmërime për kalimin me sukses të kufirit mund të zbrazen kampet e refugjatëve.
Rreth 60,000 emigrantë kanë mbetur në Greqi, kur vendet fqinje kanë mbyllur kufijtë e tyre për refugjatë në fillim të këtij viti.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











