Lajme
Fluks i madh i kosovarëve: 15 aeroplanë drejt Prishtinës nga Bazeli vetëm sot
Të njëjtën ditë 6 aeroplanë janë nisur nga Cyrihu dhe 6 të tjerë nga Gjeneva
Sot, kur ka filluar java e dytë e pushimeve për festën e Krishtlindjes në Zvicër, sërish bëhet temë “dyndja” ose fluksi i kosovarëve në aeroportet e këtushme. Ata janë nisur në drejtim të Kosovës, për pushime.
Pas dështimit të pushimeve verore, shumë qytetarë të Zvicrës me prejardhje nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare në Ballkan, kanë mësyrë vendlindjen, për të qenë atje gjatë ditëve festive të fundvitit, shkruan albinfo.ch.
Por numri i madh i tyre dhe i grumbulluar brenda një kohe të shkurtë në aeroportet e këtushme, bëhet shpejt lajm në mediat zvicerane. Kryesisht ky fluks dy javëve të fundit bie në sy në Aeroportin e Bazelit.
Kështu ishte javën e kaluar, që ishte java e parë e pushimeve por ngjashëm është edhe sot, gjegjësisht sonte. Siç raporton me pamje nga vendi i ngjarjes blick tv, vetëm sot në drejtim të Aeroportit të Prishtinës nisen nga Bazeli 15 aeroplanë.
Të njëjtën ditë 6 avionë janë nisur nga Cyrihu dhe 6 të tjerë nga Gjeneva, po për në Prishtinë, shkruan albinfo.ch. 27 fluturime për një ditë në një destinacion jo aq të madh siç është Prishtina, dhe në këtë kohë pandemie, është numër i madh.
Gazetarët që raportojnë me xhirime nga Aeroporti i Bazelit regjistrojnë pamje të grumbullimeve relativisht të mëdha të njerëzve që presin në sportel, shkruan albinfo.ch.
Pyetjes së tyre nëse kështu po shkelen rregullat e pandemisë, një zëdhënëse e aeroporttit u përgjigjet se “në aeroport jemi mësuar të jemi fleksibël”. Veç kësaj, shton ajo, “shumica e atyre që qëndrojnë pranë njëri tjetrit janë familjarë mes vete”.
(Foto: Screenshot nga blick.tv)
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












