Sport
Florijana Ismaili ka vdekur nga zënia e frymës (asfiksia)
Megjithatë, duhet pritur raportin përfundimtar të obduksionit, që të mund të përjashtohet plotësisht shkaktari i parë, i supozuar i vdekjes, “shoku termik”. Ndërkohë, kufoma i është dorëzuar familjes dhe mund të sillet në Zvicër
Pas obduksionit të kufomës, mjekët ligjorë të Italisë kanë konstatuar se tash për tash duhet të përjashtohet “shoku termik” ose ndryshimi i shpejtë i temperaturave të ujit, që supozohej të ketë qenë shkaktari i vdekjes së Florijana Ismailit.
Siç shkruan tio.ch, duke iu referuar prokurorit të Como-s, Nicola Paciente, futbollistja e njohur ka vdekur si pasojë e një asfikisie akute, ose një zënieje të befasishme të rrugëve të frymëmarrjes.
Megjithatë, siç ka thënë prokurori i përmendur, duhet pritur raportin përfundimtar të obduksionit, që të mund të përjashtohet plotësisht shkaktari i parë, i supozuar i vdekjes, pra “shoku termik”, transmeton albinfo.ch. Dhe, për këtë raport përfundimtar duhet pritur rreth një muaj.
Piacente ka thënë po ashtu se Ismaili para vdekjes ka konsumuar sasi të konsiderueshme të ushqimit, përcjell albinfo.ch. Dhe ndoshta ky mund të jetë njëri nga shkaqet e vdekjes së befasishme të futbollistes.
Prokurori ka thënë se “bëhet fjalë për një aksident tragjik. Më ka tronditur së tepërmi fakti se si një e re dhe talente e madhe e futbollit të humbë jetën në mënyrë kaq të shpejtë”.
Ndërkohë, kufoma i është dorëzuar familjes dhe mund të sillet në Zvicër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










