Sporte Luftarake
Florian Marku sonte në Tiranë ndeshet me meksikanin Parra Ramirez
Florian Marku do të ndeshet sot, më 25 gusht, me rivalin meksikan Miguel Parra, njofton albinfo.ch.
Ende i pamposhtur, boksieri shqiptar nga ora 18:00 do të luftojë në Tiranë, ku do të përballet me rivalin meksikan Miguel Parra Ramirez për titullin WBC Silver Interim në peshën e lehtë në stadiumin Air Albania.
Të enjten 29-vjeçari planifikon të vazhdojë rritjen e tij të shpejtë, duke shtuar një rrip në koleksionin e tij në rritje.
“Jam i kënaqur me rezultatet e mia”, tha Marku, duke folur për Sky Sports.
“Unë jam i ri në këtë lojë, ju e dini se kam qenë kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe, por unë jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve. Të luftoja në Shqipëri ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. [Do të ketë] mijëra njerëz atje dhe nuk mund të pres. Është e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë aty”.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










