Sport
Florian Kamberi i sjell barazimin FC Grasshopper-it
Florian Kamberi në minutën e 31 i shërbyer sikur me dorë nga Kim Kallstrom barazon rezultatin në 1me 1
Takimi në Super Ligën Zvicerane ndërmjet FC Young Boys dhe FC Grasshopper, i cilësuar edhe si kryendeshje e kësaj jave, ka përfunduar me rezultatin baras 1:1
SCS Young Boys ishte ai që në minutën e 27-të kaloi në epërsi nëpërmjet sulmuesit të djathtë Hoarau.
Gëzimi i adhurueseve të Young Boys-it, nuk zgjati më tepër se katër minuta ngase Florian Kamberi në minutën e 31 i shërbyer sikur me dorë nga Kim Kallstrom barazon rezultatin në 1me 1.
Nga dëshira për të ardhur sërish në epërsi, lojtarët e Young Boys-i të këshilluar nga trajneri Adi Hutter sulmojnë nga të dy krahët. Mirëpo portieri mysafir Joël Mall i ndihmuar nga mbrojtësit e skuadrës së tij eviton çdo rrezik.
Edhe futbollistët e FC Grasshopper krijuan raste shënimi por gjuajtjet e tyre pa ndonjë mund të madh i priste Movogo i disponuar për lojë.
Ndeshja është drejtuar me mjaft profesionalizëm nga arbitri Ardien Jaccottet, i cili për vrazhdësi në lojë dhe për gjeste josportive me karton të verdhë ka ndëshkuar shtatë lojtarë, katër të mysafirëve dhe tre të vendorëve.
Gjatë nëntëdhjetë minutave për SCS Young Boys ka luajtur Florent Hadërgjonaj. Ai edhe kësaj radhe ka kënaqur me lojën e tij të bukur. Prandaj oferta e ardhur nga Napoli i Italisë nuk ka qenë e rastësishme.
Duke menduar në freskimin e sulmit, në minutën e 74-të trajneri i mirënjohur i FC Grasshopper, Pierluigi Tammi në vend të Harun Alpsoy ka aktivizuar sulmuesin e ardhshëm të FC Everton , Shani Tarashaj.
Në këta pak minuta loje, Tarashaj ka dhënë maksimumin, bile në minutën e 90-të po të ishte më me tepër fat, ka mundur edhe të shënojë. Mbrojtësi Alban Pnishi që luan në radhët e FC Grasshopper ka munguar në këtë ndeshje për shkak të dy kartonëve të verdhë.
Përpjekjet e të dy ekipeve për të manifestuar njohuritë e tyre në lojën e futbollit i kanë kënaqur edhe shijet e më se 15 mijë shikuesve që ishin tubuar sot në “Stade de Suisse” të Bernës, për të ndjekur këtë ndeshje tejet interesante. Nga ajo që u pa gjatë gjithë kohës rezultati i barabartë është real dhe duhet të ketë kënaqur vendës e mysafirë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















