Kosova
Flet familjari i Kujtim F., nuk ndjen keqardhje për nipin
Ai ishte arrestuar më parë, derisa shpesh shkonte te familja në Çollopek të Maqedonisë Veriore
Dera e shtëpisë së familjes F. ishte e mbyllur.
Këtu kishte jetuar Kujtim F., njëri prej pjesëmarrësve në sulmin terroristik që ndodhi mbrëmë në Vjenë.
Ai dhe e gjithë familja e tij jetojnë në Evropë, e pak dikush e ka parë Kujtimin në fshat.
Se ka lidhje farefisnore me Kujtimin fillimisht mohoi edhe babagjyshi tij.
Megjithatë, gjyshi i tij filloi të flasë për nipin tanimë të ndjerë, raporton Klan Macedonia, përcjell albinfo.ch.
–Që nuk ka pas kontakt me familjen gjashtë muaj!?
Po, po
–Nejse ai ka qenë me banesë vet atje, veç o kan.
Vet ka jetuar.
–Nuk i kanë telefonat, ua kanë marrë, policia ua ka marrë.
– Ai është i lindur atje, Kujtimi, në Austri. A ka ardhur ai në Çellopek hiq?
Po, si jo! Çdo vjet me familjen.
–Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten.
–E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush!
Para dy vjetve është mbajtur 3 muaj? Po, para dy vjetëve është mbajtun, jo 3 muaj, më shumë ka bëm 18 muaj edhe 4 muaj në Turqi.
Se ata kur e kapin në Turqi, i ban atje 4 muaj, mandej e transferojnë në Austri e më pas.
Përveç Kujtim F. edhe një person nga Maqedonia është vrarë, por ai ka qenë viktimë e këtij sulmi.
Gjyshi i tij me kureshtje pyete për nipin, por në fund na tha kështu…
–Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu?
Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a!
Çfarë të bëjmë, veten e ka marrë në qafë.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










