Shqipëria
Flet ‘eksperti’: Shqipëria mund të arrijë Gjermaninë për 32 vjet
“Nëse do të mbajë këtë normë rritjeje, ajo do të arrijë të ardhurat aktuale të Gjermanisë në 32 vite”, shkruan Hausmann
Ricardo Hausmann, ekspert ndërkombëtar i ekonomisë, njëherësh këshilltar i qeverisë shqiptare, ka publikuar në median e huaj “Project Syndicate”, një artikull, ku ai vlerëson se si Shqipëria, dikur Koreja e Veriut e Evropës, tashmë po përjeton një moment të mirë ekonomik.
“Pesë vjet më parë Shqipëria përballej me një situatë ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë që po rimëkëmbeshin ende nga kriza, remitancat dhe hyrjet e kapitalit po binin dhe ekonomia po vuante nga një ngadalësim i rëndë”, shkruan Hausmann.
Eksperti nga Venezuela shton si tregues negativë për gjendjen ekonomike deficitin fiskal që arrinte në mbi 7% të PBB dhe kompaninë shtetërore të energjisë elektrike, e cila ishte në krizë financiare dhe operacionale.
“Për të kaluar tek e tashmja: ekonomia po rritet me një normë të fortë prej 4.2%, ndjekur nga një rritje dyshifrore të eksporteve në bujqësi, miniera, manifakturë, energji, turizëm dhe shërbime biznesi. Në një kohë kur ekonomitë e tregjeve në zhvillim si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut ndeshen me valuta në rënie pikiatë dhe norma interesi në rritje, Shqipëria ka normat më të ulëta historike dhe një valutë në forcim”, deklaron eksperti, shkruan ‘Scan’.
Hausmann e quan këtë transformim një “mrekulli shqiptare” dhe beson në një ecuri të fortë edhe në vazhdim, përcjell albinfo.ch.
“Dikur Koreja e Veriut e Evropës nënë regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha, sot niveli i të ardhurave për frymë të Shqipërisë është sa 25% i atij të Gjermanisë. Nëse do të mbajë këtë normë rritjeje, ajo do të arrijë të ardhurat aktuale të Gjermanisë në 32 vite”, shkruan Hausmann.
Drejtuesi i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Harvardit cilëson si arsye për këtë kthesë të Shqipërisë ndihmën nga FMN dhe strategjitë e ndjekura për të rregulluar problemet që hasen. Ai jep shembujt e reformën në sektorin e energjisë elektrike, mbështetjen për fermerët e vegjël, si dhe strategjinë e zhvillimit të turizmit.
“Leksioni për shtetet e tjera është i qartë. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për telashet dhe dobësitë e tyre, mund të vendosin objektivat e tyre dhe kur kërkojnë pareshtur për mënyra për të arritur aspiratat e tyre”, shkruan Hausmman, duke shtuar edhe një mesazh për Bashkimin Evropian.
“Leksioni për BE-në është gjithashtu i qartë, kur mendon për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria apo pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikosh jo vetëm si janë apo si kanë qenë këto shtete, por edhe zellin me të cilin ato veprojnë për t’u bërë ajo çka ato aspirojnë të bëhen.
Pjesën më të madhe të historisë së saj, Shqipëria është dukur e pashpresë. Por i pashpresë është çfarë një i pashpresë bën. Tani kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për të gjithë ne”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












