Lajme
Flamuri shqiptar valëvitet në Leesburg, Virxhinia
Ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Leesburg, SHBA
Me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Flamurit, komuniteti shqiptaro-amerikan në shtetin e Virxhinias, në një organizim të kuruar në detaje, zhvilloi ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Leesburg, Virxhinias, shkruan albinfo.ch.

Në event mori pjesë Ambasadorja Floreta Faber, Prokurorja e kauntit të Loudon Buta Biberaj, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe Drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, z. Elez Biberaj.

Në fjalën e rastit përshëndetëse, ambasadorja Floreta Faber përcolli urimet e rastit për 110-vjetorin e Festës së Flamurit dhe shprehu kënaqësinë që kjo ceremoni është kthyer në traditë tashmë. Ajo shprehu vlerësime për organizmin e këtij komuniteti, i cili po rritet çdo ditë e më shumë. Në këtë vit u festua dhe 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vendi i parë që e njohu Shqipërinë si shtet i pavarur dhe kurorëzoi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mbi një shekull më parë.

Aktiviteti u shoqërua nga një program i shkurtër artistik dhe një drekë me anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një falënderim i veçantë për znj. Merita McCormic, Kreda Boci, Anisa Papadhima, të gjithë komitetin organizativ dhe veçanërisht të rinjtë që morën pjesë dhe e gjallëruan festën.

Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë, e dashur Shqipëri!

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












