Futboll
Fjala “Pele” hyn në fjalor, do të thotë “diçka e pazakontë”
Legjendari brazilian, Pele, është një nga më të mirët, dhe sipas shumëkujt, futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohëve, dikush që ishte aq shumë mbi të gjithë të tjerët, saqë emri i tij ka hyrë zyrtarisht në fjalorin e gjuhës portugeze në Brazil dhe ka kuptimin e paimitueshmërinë dhe pazakontësinë.
Fushata e quajtur “Pele në fjalor” u nis nga Fondacioni “Pele” dhe SporTV dhe shumë shpejt mblodhi 100 mijë firma, pas së cilës kjo nismë u pranua zyrtarisht.
“Është një nga fushatat më origjinale ku kam marrë pjesë ndonjëherë. Emri i tij në fjalor është një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë që do ta mbajë Pele gjallë përgjithmonë”, tha Joe Fraga, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Pele.
Shembuj të përdorimit të fjalëve të reja janë se dikush është “Pele në mjekësi”, “Pele në basketboll”, “Pele në tenis” ose “Pele në dramaturgji në Brazil”.
Fjala e re tashmë është përfshirë në edicionin dixhital të fjalorit zyrtar në Brazil dhe e njëjta gjë do të bëhet edhe në botimin e ri të shtypur./Euronews
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











