Lajme
Fixhi njeh Republikën e Kosovës
Këtë njohje konfirmoi vetë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës
Republikën e Kosovës e ka njohur edhe shteti i Fixhit, duke u bëri shteti i 96 që njeh realitetin e ri në Evropë. Këtë njohje konfirmoi vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.
Pa i dhënë shumë pompozitet kësaj njohje Thaçi shkurt tha se “Fixhi na ka njohur”, ndërsa e falënderoi qeverinë e këtij shteti për këtë veprim. Kryeministri kosovar po ashtu premtoi edhe për njohje të reja gjatë ditëve në vijim.
“Kosova do të përjetojë një valë njohjesh. Ky është sukses i klasës politike kosovare”, tha Thaçi.
Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani, i cili përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqëso. Ka 322 ishuj, prej tyre vetëm 106 janë të banuar. Ka rreth 1 milionë banorë, ndërsa kryeqyteti i Fixhit është Suva.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











