Intervista
Fituesi i Swissalbs 2021: Është çmimi për përkushtimin dhe pasionin tim
Balloja e ndërmarrësve zviceranë-shqiptarë “Swissalbs”, e mbajtur më 6 nëntor 2021, shpërbleu ndërmarrësin më të mirë për këtë vit, çmim ky që iu dhurua Sysret Kastratit.
Ndërmarrësi Kastrati në një intervistë për Albinfo.ch ka treguar për eksperiencën e tij në Swissalbs.
Albinfo.ch: A mund të na tregoni për eksperiencën tuaj në Swissalbs?
Sysret Kastrati: Përveç faktit që fitova çmimin Swissalbs Unternehmerpreis 2021 – që do të mbetet një mbrëmje e paharrueshme për mua – ishte një mbrëmje e organizuar dhe shumë e suksesshme me njerëz të mrekullueshëm dhe me një atmosferë fantastike.
Albinfo.ch: Çka mendoni se ju ka bërë që ju të jeni fitues në këtë ballo?
Sysret Kastrati: Është çmimi për përkushtimin dhe pasionin tim për punën që bëj. Gjatë kohës si sipërmarrës, kam mundur t’u jap shumë të rinjve si mbështetjetje, njohuri dhe vlera të vlefshme. Dhe kështu të jenë të motivuar të vendosin synime të larta dhe të punojnë shumë për to.
Albinfo.ch: Kujt ia dedikuat çmimin tuaj?
Sysret Kastrati: Të gjithë afaristëve pjesëmarrës dhe pa dyshim Arbela Statovcit. Në sytë e mi, ajo mishëron sipërmarrjen. Një luftëtare e vërtetë! Kjo është ajo që ka të bëjë sipërmarrja. Të luftosh për vizionin dhe vlerat tua çdo ditë pas çdo humbjeje. Ndaj dëshirën të mbështes Arbelën në projektin e saj dhe të dhuroj një pjesë të çmimit për organizatën “Renesansa” kundër kancerit të gjirit.
Albinfo.ch: Mbi çfarë vlerash funksionon kompania juaj?
Sysret Kastrati: Respekti dhe etika e punës janë elementë të rëndësishëm që i kam dhënë si shembull. E ndjekur nga profesionalizmi dhe vëmendje ndaj detajeve. Por argëtimi në punë krijon gjithashtu një ekuilibër dhe siguron bazën për një kompani të suksesshme.
Albinfo.ch: Si ndërmarrës i suksesshëm, cili është çelësi i një suksesi të tillë?
Sysret Kastrati: Formula është shumë e thjeshtë. Punë, punë dhe punë. Unë mendoj se të punosh shumë pothuajse gjithmonë shpërblehet. Dhe bëni atë që bëni me dashuri, respekt dhe pasion.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Sysret Kastrati: Po punohet për implementimin e një projekti të ri për industrinë e hotelierisë. Ky produkt ka kohë që është në zhvillim dhe mendojmë se për shkak të pandemisë kjo industri është gati për dixhitalizim dhe prandaj është koha e duhur për të dalë në treg.
Çmimi swissalbs për ndërmarrës u drejtohet të gjithë ndërmarrësve nga komuniteti zviceran-shqiptar. Aty nuk është relevante as madhësia e biznesit në kuptim të numrit të punëtorëve ose të qarkullimit, dhe as viti i themelimit ose kohëzgjatja e biznesit. Ajo që vlerësohet është fryma sipërmarrëse, e atij apo asaj që ka marrë përgjegjësinë dhe me këtë ka dhënë kontributin e vet për shoqërinë./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10224917958671957&set=a.1164767395093
Të tjera nga Intervista
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











