Kosova
Fituesi i Superkupës në futboll gjobitet me 10 mijë euro
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kampioni i Super Kupës në futboll KF. DRITA është dënuar me 10 mijë euro për dhkak të hudhjes së mjeteve piroteknike.
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur sot , shqyrtoi procedurën e inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave lidhur për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve Drita – Prishtina, e zhvilluar me datë 13.08.2018 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe incizimeve televizive ka marrë vendim Që KF “ DRITA “ nga Gjilani dënohet me të holla në shumë prej; dhjetë mijë euro dhe me zhvillimin e 2 ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve, shkruan Albinfo.ch.
Me anë të një arsyetimi FFK ka treguar se pse u gjobit klubi gjilanas.
“Komisioni në rastin e sjelljës së këtij vendimi për bazë pati raportet e zyrtarëve, raportet plotësuese nga faktori ndërkombëtar UEFA të cilët ishin monitorues të organizimit të ndeshjes me rastin e inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, incizimet televizive si prova valide prej nga vërtetohet së spektatoret e ekipit të KF “ Drita “ nga Gjilani paten sjellje të gabuar, duke hedhur fishekzjarre në fushë të cilët dukshëm e kontaminuan ajrin dhe penguan rrjedhen e ndeshjës si dhe të njëjtit përdoren shprehje fyese drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar në disa raste gjatë zhvillimit të ndeshjes përkunder paralajmërimeve para fillimit të takimit nga ana e organeve të FFK-së, se ndeshja është duke u përcjellur nga inspektoret e FIFA-së dhe së kujdesi duhet të jetë i veçantë, të njëjtit nuk përfillen këto rekomandime”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndeshja për Superkupën u zhvillua këtë javë, ku Drita triumfoi ndaj Prishtinës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












